Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për 24 të dyshuarit e rastit “Karaçeva”

Foto: Koha
 

Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi të premten se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke iu caktuar një muaj paraburgim 24 të dyshuarve për rastin e kontrabandës në Karaçevë të Kamenicës.

Sipas njoftimit, të pandehurit R.S., L.M., F.A., N.M., H.Rr., R.Sh., A.D., F.B., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., nga nëntori i vitit 2019, në fshatin Karaçevë, me dashje dhe qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale.