Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 11-15 gradë celsius e maksimalet mes 27-31 gradë.
“Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje”, ka njoftuar IHMK në parashikimin e motit javor.
