Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar dje, pasi ai më 13 shtator kishte rrëmbyer një burrë.
“Pas raportimit të rastit dhe ndërmarrjes së masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe i ka konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.