Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar dje, pasi ai më 13 shtator kishte rrëmbyer një burrë.
“Pas raportimit të rastit dhe ndërmarrjes së masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe i ka konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e shtetasit të huaj, dy të tjerë në kërkim
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet
-
Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për një grabitje të nëntorit