Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i burgosur në Smrekonicë tenton të arratiset, dështon

paraburgim

Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se rreth orës 12:00 sot, i burgosuri H.SH., kishte tentuar të arratisej nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Madje gjatë tentimit ai kishte kaluar edhe perimetrin e jashtëm të sigurisë, por siç është bërë e ditur stafi ka reaguar menjëherë dhe është parandaluar arratisja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit. H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, është njoftuar nga SHKK-ja.