Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se tre persona dje janë plagosur në Mitrovicë, derisa i dyshuari gjendet në arrati.
“Është raportuar se tre kosovarë janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thotë PK, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.
Policia shton se rasti vazhdon të hetohet.