Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.G., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Siç theksohet në raport, të pandehurit K.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri K.G. në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në raport.