Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret, transmeton KOHA.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të shmanget nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes, mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën K.H dhe në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Një muaj paraburgim për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunim në tentativë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim për një burrë që ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj bashkëshortes së tij