Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të pandehurit M.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret.
Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.V. mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikojë në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj një gruaje që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vëllait të saj
-
Një muaj paraburgim për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim për burrin në Prishtinë që ushtroi dhunë në familje