Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës SH.M. për shkak se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se të pandehurës SH.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret, transmeton KOHA.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehura SH.M. mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikojë në të dëmtuarin - vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit”, thuhet në komunikatë.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim për një burrë që ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj bashkëshortes së tij
-
Një muaj paraburgim për dhunë në familje
-
Paraburgim për të dyshuarin në Prishtinë për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim për një person për dhunë në familje