Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesnate në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A.P 29 vjeçar.
29 vjeçari i cili udhëtonte me një motoçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë patrullë policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motoçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të madhe, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulancave për të transportuar gruan shtatzënë dhe drejtuesin e motoçikletës ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.