Kosovë

U përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

U përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

Janë përkujtuar viktimat e masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 19 vjet më parë në tregun kryesor në qendër të qytetit të Mitrovicës, kur forcat serbe sulmuan me minahedhës, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz.

Si pasojë e hedhjes së granatës, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.