Përfaqësues të institucioneve komunale me në krye Faruk Mujka, nënkryetar, Halit Barani, kryetar i QR të KMDLNJ në Mitrovicë, viktima të ngjarjes dhe një numër i qytetarëve, kanë vendosur buqete me lule në vendin ku 18 vjet më parë forcat kriminale serbe, hodhën një minahedhës në tregun e gjelbër, në qendër të qytetit.
Nga granata që atëherë hodhën forcat kriminale fashiste serbe në ditën e tregut, kur frekuenca e qytetarëve zakonisht ishte jashtëzakonisht e madhe, patën gjetur vdekjen gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të rinj, ndërsa ishin plagosur rëndë mbi 128 të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari Mujka, tha se ajo ishte ditë e llahtarshme në Mitrovicë, pasi që në tërë tregun shiheshin viktimat e vdekura e të plagosura, ndërkohë që gjaku mbulonte hapësirat e tregut.
“Shumë prej të plagosurve kanë mbetur invalidë të përjetshëm, ndërsa një numër i konsideruar i tyre mbajnë proteza në gjymtyrë. Kjo ditë nuk do të harrohet asnjëherë, por do të kujtohet përgjithmonë në mënyrë që gjeneratave të reja tu tregohet se çka ka qenë në gjendje të bëjë armiku ndaj popullit tonë të pafajshëm”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.
Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, Halit Barani, tha se kriminelët serbë kishin planifikuar që më parë masakrën, sepse ishin përkujdesur që në ditën e tregut në Mitrovicë, mos të ketë fare shitës e as blerës serbë.
“Në vitin 1999 forcat ushtarake kanë kryer masakër në tregun e pemëve në Mitrovicë. Aty humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 128 të tjera mbetën të plagosur dhe sot invalidë të përjetshëm. Serbët para se të ndodh kjo masakër i kanë njoftuar bashkëkombësit e tyre të mos dalin në treg ditën e shtunë, pasi çdo të shtunë dilnin edhe prodhues serbë, e sidomos femrat serbe për të shitur punime dore. Dhe pikërisht atë ditë asnjë femër serbe dhe asnjë qytetar serb nuk u ndodh aty në momentin e shpërthimit të granatës. Kjo ngjarje nuk duhet të harrohet, por është mirë që në vendin e masakrës të ndërtohet një lapidarit”, tha ndër të tjera Barani.
Në vendin e ngjarjes ku veq edhe kishte ndodhur atentati folën edhe Sabedin Uka, Azem Beqiri dhe Ismet Haziri, të cilët kishin pësuar rëndë, sepse u ishin dëmtuar këmbët, duart e pjesët tjera të trupit. Ata kërkuan nga institucionet e shtetit që të bëjnë më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë.
“Unë jam i gjymtuar në këmbë dhe jam i pa aftë për punë, andaj për mua është shumë pak ndihma prej 130 euro që marrë si invalid civil i luftës. Ajo ditë ka qenë e tmerrshme. Kam qenë kalimtar rasti dhe u bëra viktimë e asaj masakre të tmerrshme”, theksoi Uka.