Në Mitrovicë më 13 mars përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 24 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.
Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi para 24 vjetësh.
Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg. /KSP
-
23 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
-
Në 27-vjetorin e krimit, të mbijetuarit dhe familjarët kujtojnë viktimat e masakrës që kryen serbët
-
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
-
25 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve
-
Osmani përkujton masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku u vranë shtatë civilë