Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e 25-të të masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku nga forcat serbe janë vrarë shtatë civilë të pafajshëm dhe u plagosën të paktën 128 persona, përfshirë gra e fëmijë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë. 25 vjet më parë, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha 5-65 vjeçe. Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, kjo masakër është dëshmi autentike që regjimi kriminal serb ka synuar shfarosjen e shqiptarëve.
“Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm”, ka shtuar më tej ajo.
-
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
-
Në 27-vjetorin e krimit, të mbijetuarit dhe familjarët kujtojnë viktimat e masakrës që kryen serbët
-
Osmani për masakrën e 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme
-
Osmani për Masakrën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi
-
Osmani: 26 vjet më parë Polaci përjetoi ndër ofensivat më të egra të regjimit gjenocidal serb