Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Polacit dhe të Qabiqit.
Osmani i ka cilësuar këto masakra si ndër ofensivat më të egra të regjimit gjenocidal serb, ku u vranë 78 civilë.
“Në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb. Brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Sipas Osmanit, këto masakra nuk janë vetëm kujtime të dhimbshme, por pjesë e historisë dhe të vërtetës që nuk guxon të harrohet.
“Duke nderuar martirët dhe dëshmorët, ne kujtojmë sakrificën, mbrojmë të vërtetën dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.
-
26 vjet nga masakra e Belegut, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre
-
Osmani në 26-vjetorin e Masakrës në Rogovë: Përherë do të nderohen dëshmorët e UÇK-së dhe martirët
-
Përkujtohen 77 civilët e masakruar në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
-
Në 27-vjetorin e masakrës së Pastasellës liderët thonë se pa drejtësi s'ka paqe të qëndrueshme
-
Përkujtohet masakra në Izbicë