Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 08:00.
Ky ndryshim i orarit do të ndodhë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.