Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin-Potokut thotë se është kërcënuar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se të martën ka pranuar disa kërcënime përmes telefonit.

Ai ka thënë që një person i panjohur në telefon, i ka thënë se nuk do ta lejojnë që të kandidojë për kryetar të Zubin-Potokut dhe se nuk ka çfarë të kërkojë në këtë Komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeqiri ka thënë për KOHËN se kërcënimin e ka pranuar rreth orës 10 e 36 dhe se për këtë e ka lajmëruar Policinë.

Ai ka konfirmuar se zyrtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore nuk janë lejuar të futen në zyrat e tyre.