Kosovë

Gratë në Ferizaj nisin fushatë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

 

Një grup i grave në Komunën e Ferizajt e kanë nisur një fushatë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, me moton “Zërat e Shpresës”.

Nëpërmjet kësaj fushate, ato u kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që t’i realizojnë kontrollet e tyre të rregullta, pasi që diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje shërben si parandalim.