Kosovë

Bulliqi reagon për mbylljen e terminalit doganor në Merdar

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se do t'i drejtohet nivelit qendror pas mbylljes së terminalit doganor në Merdar. Këtë e ka paralajmëruar pas një takimi që pati të enjten me përfaqësuesit e Shoqatës së shpediderëve vendorë e ndërkombëtarë.

"Pas vendimit nga ana e Doganës së Kosovës për mbylljen e terminalit doganor në Merdar, kam pritur në takim Shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore. Ata ishin të shqetësuar nga ky vendim dhe shprehën mospajtimet e tyre me këtë vendim, ndërsa atyre ju sigurova që kërkesat e tyre do t’i adresoj në instancat e nivelit qendror”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.