Kosovë

56-vjeçari në Lipjan dyshohet se vdiq për shkak të mungesës së shërbimeve mjekësore

 

Një 56-vjeçar nga fshati Dobrajë i Komunës së Lipjanit ka vdekur mëngjesin e së shtunës rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës derisa në Emergjencën e Lipjanit nuk i ishin ofruar shërbime mjekësore në mungesë të pajisjeve.

Burime të KOHËS kanë thënë se derisa familjarët e pacientit po kërkonin t’i bëhej një EKG 56-vjeçarit, mjeku kujdestar në QKMF tregon se nuk funksionon kjo aparaturë. Ndërkohë, pacienti ishte nisur me urgjencë drejtë QKUK-së ndërkohë gjatë rrugës dyshohet se ka vdekur. Në një video të cilën e ka siguruar KOHA të shtunën, shihet mjeku kujdestar duke u thënë edhe pacientëve të tjerë se kjo aparaturë nuk funksionon.