Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në takim, për shkak të situatës së krijuar në veri.
Bahtiri njofton se takimi do të mbahet nga ora 09:00.
“Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica, Skender Sadiku dhe pas dakordimit me të, i ftoj z.Agolli dhe z.Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e tij.
Në Jarinjë gjendja vazhdon të jetë e qetë, derisa forca të Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë që nga e hëna.