Mediumi i njohur gjerman, Kicker, ka shkruar se Fisnik Asllani pritet ta vazhdojë kontratën me Hoffenheimin.
Sulmuesi i Kosovës ka kontratë vetëm deri në vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është situatë ideale për drejtorin sportiv, Andreas Schicker. Asllani ishte i huazuar tek Elversbergu në Bundesliga 2 dhe shkëlqeu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTashmë disa skuadra po interesohen për të, duke përfshirë Werder Bremenin.
Bisedimet për kontratën e re tashmë janë konkrete , ndërsa Schicker dhe trajneri Christian Ilzer duket se kanë bindur Asllanin të qëndrojë te skuadra e Bundesligës.
Ai pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2029.