Për dallim nga pikat kufitare me Serbinë, në Bërnjak dhe Jarinjë, në pikën tjetër kufitare, atë të Merdarit, nuk po ka telashe në ushtrimin e vendimit për reciprocitet për targat e përkohshme për veturat serbe.
KOHA ka qëndruar paradite në këtë pikë kufitare. Aty janë parë dhjetëra vetura e kamionë që kanë ndërruar targat nga ato serbe në ato të përkohshme në Kosovë. Nuk janë vënë re tollovi apo hezitime të qytetarëve për të ndërruar targat.
Të hënën Kosova nisi zbatimin e vendosjes së targave të përkohshme për veturat me targa të Serbisë, siç bën Serbia me targat e Kosovës qe disa vjet. Vendimi nxiti protesta të serbëve që kanë bllokuar rrugët në Jarinje e Bërnjak, në drejtim të pikave kufitare me Serbinë. Këto rrugë dhe pika kufitare qe dy ditë janë të bllokuara.
{gallery}