Po vazhdojnë të mbesin të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak edhe në ditën e gjashtë, pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës.
Kamionët të cilat janë vënë si bllokadë nga protestuesit serbë në këto pika, për shkak të qëndrimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës atje, po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë që njerëzit po detyrohen ta kalojnë kufirin në këmbë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e Kosovës ka vendosur të hënën të nisë zbatimin e reciprocitetit për targa ndaj veturave të Serbisë, pasi veturat e Kosovës ka vjet që detyrohen t’i ndërrojnë targat me të hyrë në shtetin e Serbisë.
Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare po vazhdojnë të bëjnë thirrje për shtensionim të situatës dhe dialogim mes të dy palëve për këtë çështje.
Gjatë të premtes në pikën kufitare në Jarinjë janë parë edhe zyrtarë të EULEX-it.