Kosovë

Muret në Drenas mbulohen me mbishkrime kundër shtypjes ndaj grave e LGBTI-së

 

Muret e hapësirave publike të Drenasit, mbrëmjen e së mërkurës janë mbuluar me mbishkrime që targetojnë dhunën në Drenas dhe më tej.

Në një postim të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se këto mbishkrime targetojnë “dhunën e shumëfishtë të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej”.