Kosovë

Për shkak të përmbytjeve, mbi 70 banorë po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës

Për shkak të përmbytjeve, mbi 70 banorë po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës
 

Mbi 70 persona po vazhdojnë të qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës për shkak të gjendjes së rënduar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj, ka deklaruar se si pasojë e përmbytjeve, janë rrëzuar disa ura ndërsa në pjesën më të madhe ka pasur përmbytje në bodrume dhe shtëpi.