Komuna e Mitrovicës së Veriut është pajtuar të shlyejë një pjesë të borxhit që institucionet lokale të kësaj pjese kanë ndaj Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.
Ditë më parë, Ujësjellësi “Mitrovica” njoftoi për ndaljen e furnizimit me ujë në Mitrovicë të Veriut, pasi borxhi ka arritur në 15 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënë, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, ka bërë të ditur se nga buxheti komunal do të shlyhet një pjesë e borxhit që kanë institucionet si, spitalet, çerdhet, shkollat dhe vetë komuna, ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus”.
Ka thënë se borxhi do të shlyhet nga buxheti i sivjetmë nga kategoria “shërbime komunale”
Sipas saj, komuna nuk do të mund të shlyejë edhe borxhet që kanë qytetarët e kësaj pjese.
Në fakt, jo vetëm ujësjellësi, por çdo ndërmarrje publike e ka pasur të vështirë apo të pamundur që në vitet e pasluftës të mbledhë borxhin në komunat veriore për shërbimet që kanë ofruar.