6 perditesime
19:22

Në Mitrovicë të Veriut prishet heshtja zgjedhore nga thirrja e zv.kryeministrit Rakiq

Në qytetin e mbushur me flamuj të Serbisë, Mitrovica e Veriut të dielën votoi për të zgjedhur kryetarin e komunës deri në zgjedhjet lokale të 2021.

E përveç situatës së krijuar me pandeminë, këtë herë në veri zgjedhjet për herë të parë janë zhvilluar pa mbikëqyrjen e misionit të OSBE-së.

Në secilën qendër të votimit duke filluar nga oborri, ka pasur udhëzime se si duhet të sillen votuesit brenda qendrës për të evituar përhapjen e pandemisë Covid 19, raporton KOHA.

Por jo të gjithë këto masa janë respektuar. Në njërën prej qendrave më të mëdha të votuese në shkollën fillore “Sveti Sava”, janë parë grumbuj të qytetarëve nëpër korridore, ndërsa distanca nuk është respektuar as brenda vendvotimeve.

Banorët serbë të Veriut presin ndryshime në këto zgjedhje.

"E rëndësishme është që unë shfrytëzova të drejtën time për të votuar. Do të ishte marrëzi nëse nuk do të prisja diçka më mirë”, ka thënë Isko Muriq.

"Njëjtë si zakonisht qysh ka qenë edhe më parë mirë dhe normalisht", ka shtuar Jovica Kordiq.

Pak metra më tutje në lagjen e banuar me shumicë shqiptare gjithashtu janë parë flamuj, por kësaj radhe kuqezi.

Banorët shqiptarë të veriut presin mbështetje më të madhe nga kryetari i ardhshëm i Mitrovicës së Veriut, derisa brenga kryesore e tyre mbetet kthimi në pronat e tyre.

“Ne prej këtyre zgjedhje presim ndryshime pozitive sepse deri më tani në veri prej 2013 asnjë qeveria nuk ka bo një rindërtim të shtëpia”, ka pohuar Fevzi Beqiri.

“Mendoj që duhet të rregullohet situatë për shqiptarët në veri gjendja ekonomike gjithashtu”, ka shtuar Hamdi Sogërlla.

Përveç 4 kandidatëve cilët garuan në zgjedhjet lokale, të dielën ka votuar edhe zyrtarja ekzekutive në Kuvendin Komunal të Veriut Adriana Hoxhiq, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në këto zgjedhje.

“Me këtë rast u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për përfaqësuesit e tyre. le të votojnë dhe të zbatojnë masat parandaluese pasi para se gjithash shëndeti i të gjithë neve është më i rëndësishmi”, ka deklaruar Adriana Hoxhiq, zyrtare ekzekutive në Mitrovicën e Veriut.

Por një thirrje e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për të votuar kandidatin e partisë së tij ka shkaktuar reagime këtë të diel.

Rakiq pasi ka votuar së bashku me kandidatin e kësaj Listës Serbe, u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që të votojnë kandidatin e listës Serbe, Milan Radojeviq.

“U bëj thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për kandidatin e vet duke respektuar masat epidemiologjike. Pres fitore bindëse të kandidatit të Listës Serbe. Përkrahjen që e kemi nga Serbia dhe presidenti Vuçiq do të dëshmojmë edhe gjatë kësaj dite, sepse në mënyrë unike qytetarët që nga mëngjesi janë duke votuar për Milan Radojeviq. U bëj thirrje qytetarëve që duke respektuar masat të dalin në zgjedhje dhe të rrethojnë numrin 123 Milan Radojeviq”, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kjo deklaratë ka shtyrë Vetëvendosjen që të dërgojë ankesë në PZAP.

Kandidati për kryetar në veri nga Vetëvendosje Erden Atiq, përmes një postimi në facebook deklarimet e Rakiqit i ka quajtur shkelje të ligjit, ndërsa ka thënë se gjithashtu kandidati për kryetar nga Lista Serbe Milan Radejoviq ka shkelur ligjin kur i është referuar shtetësisë së Kosovës si Kosovë e Metohi.

“Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre! Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘Kosovo i Metohija’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Kryetari i Listës Serbe, që njëherësh është zëvendëskryeministër, Goran Rakiq, ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të Veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore! Zyrtarët tanë ligjorë kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP”, thuhet në reagimin e VV-së.

Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut janë mbajtur pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga pozita e kryetarit i cili u emërua ministër i Pushtetit Lokal dhe zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti.

Ndërsa, mandati i kryetarit të ri do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale më 2021.

 

18:01

​Komisionerja e LVV-së në veri dyshohet se prishi procesin zgjedhor, shoqërohet në Polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KosovaPress, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në stacionin policor, e cila me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.

“Një komisionere e VV-së është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor. Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq.

18:01

​Komisionerja e LVV-së në veri dyshohet se prishi procesin zgjedhor, shoqërohet në polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KosovaPress, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në stacionin policor, e cila me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.

“Një komisionere e VV-së është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor. Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq për KosovaPress.

18:01

​Komisionerja e LVV-së në veri dyshohet se prishi procesin zgjedhor, shoqërohet në polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KosovaPress, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në stacionin policor, e cila me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.

“Një komisionere e VV-së është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor. Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq për KosovaPress.

14:53

PZAP thotë se nuk u është dorëzuar asnjë ankesë për parregullsi, as ajo e VV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka pranuar asnjë ankesë për parregullsi në ditën e sotme të zgjedhjeve që po mbahen në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Megjithë deklarimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP për shkelje të heshtjes zgjedhore nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në PZAP nuk ka arritur një ankesë e tillë.

“Ne jemi në punë vazhdimisht, nuk kemi ende asnjë ankesë, është e pakuptimtë të thuhet se kanë dorëzuar ankesë kur ne nuk e kemi pranuar, PZAP është në Prishtinë, ne në zyrë jemi dhe nuk kemi pranuar, nuk ka dorëzuar askush ndonjë ankesë”, tha Desku për KosovaPress.

Mëngjesin e sotëm, Rakiq, pasi votimit ka thyer heshtjen zgjedhore duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e Listës Serbe.

Më vonë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ka shkruar se ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me “Kosovo i Mtohija” nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi.

Në reagimin e tij thuhet se Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe duke thyer kështu ligjin për heshtje zgjedhore, ndërsa për kandidatin serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se i njëjti ka bërë deklaratë që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës duke mohuar shtetësinë e ofenduar qytetarët e pjesës veriore.

Lidhur me këtë, Atiq ka shkruar se zyrtarët ligjor të Vetëvendosjes kanë dorëzuar ankesën në PZAP për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Lidhur me ankesa për parregullsitë që mund të ndodhin gjatë procesit të sotëm zgjedhor, PZAP pranon ankesa 24 orë, që prej hapjes së vendvotimeve.

13:17

VV-ja dorëzon në PZAP ankesën për shkelje të heshtjes zgjedhore ndaj Rakiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ankesën për shkelje të heshtjes zgjedhore nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kandidati i VV-së për kryetar komune të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, në një reagim ka thënë se kandidati për kryetar të kësaj komune nga Lista Serbe, Milan Radeojoviq, është deklaruar në kudërshtim me ligjet e Kosovës duke mohuar shtetësinë dhe ofenduar qytetarët.

Ai ka thënë se ata që ende i drejtohen Kosovës me “Kosovo i Metohija” nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e një komune.

“Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre! Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘’Kosovo i Metohija’’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Kryetari i listës serbe, që njëherësh është zëvendës kryeministër, Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore! Zyrtarët tonë ligjor kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP”, ka thënë Atiq.

10:47

Në qendrën më të madhe të votimit në veri të Mitrovicës nuk respektohet distanca

Qendra e votimit në shkollën “Sveti Sava” e cila është qendra më e madhe në Mitrovicë të veriut, si të gjitha qendrat tjera në komunë ka nisur procesin e votimit me rregull.

Megjithatë në këto ambiente është vërejtur fluks i qytetarëve të interesuar për të votuar.

Në disa raste nuk po respektohet distanca brenda vendvotimit.

Në këtë shkollë të drejtë vote kanë 11 mijë votues, ndërsa deri në orën 11:00 kanë votuar 1,425 qytetarë.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Milorad Jovanoviq, nuk ka pasur incidente dhe procesi i votimit po shkon pa ndonjë problem.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vizitës atje tha se është i kënaqur me respektimin e masave që janë duke u bërë në këtë qytet.


10:18 - Azemi: Me rëndësi që ky proces të jetë i lirë e demokratik, i bëj thirrje qytetarëve të votojnë

Kandidati i PDK-së në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut, Florent Azemi, ka votuar në lagjen e Boshnjakëve. Ai pasi ka hedhur votën ka thënë se me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Sapo votova në pikën në lagjen e Boshnjakëve, ku jetoj e veproj. Mendoj se qytetarët duhet, sa më shumë të jetë e mundur, ju bëjë thirrje që të dalin e të votojnë. Me rëndësi është që ky proces të jetë i lirë e demokratik, të ketë vlera evropiane e demokratike. Besoj e shpresoj se do të shkojë çdo gjë në rregull. Deri tash nuk kemi pasur vërejtje, procesi po rrjedh mirë, është qetë dhe në rregull. Pritshmëritë e mia janë që ky proces me rrjedh në mënyrë demokratike, ndërsa i presim rezultatet e pastaj flasim”, ka thënë Azemi.


9:30 – Atiq: Ka pasur tendencë për ndalim të vëzhguesve në qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Kandidati për kryetar të veriut të Mitrovicës nga radhët e LVV-së, Erden Atiq, ka votuar në qendrën e votimit në lagjen e Boshnjakëve. Atiq ka thënë se votimet janë hapur me kohë, porse ka pasur një problem me vëzhguesit.

“Kemi pasë një problem, kemi pasë një tendencë për t’i ndaluar vëzhguesit në qendrat e votimit por është tejkaluar me intervenimin e KQZ-së”, tha ai.

Atiq pret rezultate të mira nga këto zgjedhje lokale, ndërsa apeloi për dalje në votim.

“Apeloj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, tha ai.


08:46 - Rakiq e Simiq thyejnë heshtjen zgjedhore, kërkojnë votën për Radojeviqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Këtë e kanë thënë Rakiq dhe Simiq, në prononcim për media, pasi Radojeviq ka dhënë votën e tij.

Rakiq gjatë prononcimit ka përmendur se Lista Serbe ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në mënyrë sa më masive për të votuar Radojeviqin, por ka kërkuar të respektohen masat antiCOVID.