Rudari për përleshjen në Podujevë: Nuk i fajësoj qytetarët që provokuan incident

Rudari për përleshjen në Podujevë: Nuk i fajësoj qytetarët që provokuan incident
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka reaguar pas përleshjes së sotme në këtë qytet mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rudari, i cili është edhe ushtrues detyre i kryetarit të kësaj komune, i ka hedhur fajin kundërshtarit të tij nga VV.
“Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës”, ka shkruar në Facebook.
Të tillët, shkruan ai, përherë e kishin dhunën mjetin e veprimit politik.
VV në Podujevë reagon pas përleshjeve mes aktivistëve të tyre e të LDK-së
Të premten aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur gjatë fushatës së të dyja partive në Podujevë.
LVV përmes një komunikate këtë përleshje e ka quajtur provokim nga LDK-ja.
“Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimisht aktivistët tanë, derisa persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kameramanit të organizatës sonë”, ka thënë Edona Çitaku nga Departamenti i Mediave të Zyrës së LVV-së në Podujevë.
Sipas tyre, i pranishëm ishte edhe një polic.
“Ndër ta qytetarët e pranishëm e kanë identifikuar edhe një person, i cili është polici me emrin Butrint Krasniqi. Ky polic civil, me maskë të LDK-së, ndërkohë është djali i arkatarit të Komunës së Besianës, nipi i ish-komandantit të Njësitit Special për Regjionin e Prishtinës, Amir Gërgurit e shok i afërt i djalit të Agim Veliut”, thuhet tutje.
LVV “i dënon këto provokime e sulme”, thonë nga Lëvizja., ndërkohë që në faqen e Facebook-ut kanë shpërndarë një video nga ngjarja e sotme.
Pamje nga sulmi i bandave të Agim Veliut
Posted by Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë on Friday, November 27, 2020
Përleshen aktivistët e LDK-së dhe VV-së në Podujevë
Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur mes tyre të premten në mesditë, gjatë fushatës që dy partitë po e zhvillojnë në komunën e Podujevës.
Gjatë përplasjes shihet se kanë ndërhyrë figura të larta të VV-së, përfshirë Agim Bahtirin e Xhelal Sveçlën, për të qetësuar situatën, ka njoftuar “TV Llapi”.
Për të parin e Podujevës nga radhët e LDK-së po garon Nexhmi Rudari, ndërsa nga VV-ja, Shpejtim Bulliqi.
Përleshen aktivistët e LVV-së dhe LDK-së në PodujevëLAJMI I FUNDIT Përleshen aktivistët e LVV-së dhe LDK-së në Podujevë
Posted by TvLlapi on Friday, November 27, 2020
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Haskuka pret organizimin e tryezës për diskutimin e çështjeve me organet e drejtësisë

Projektet infrastrukturore dominuan edhe gjatë vitit 2020 nëpër komuna

QKMF-ja në Podujevë nis ofrimin e shërbimeve në shtëpi

Gjilan, 168 raste aktive me koronavirus

Në Spitalin e Pejës, 67 pacientë me COVID-19

Vërshime në Klinë, furgoni rrëzohet

20 punëtorë mbesin pa punë, Bulliqi e akuzon ish-pushtetin për kontrata të paligjshme

Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit

Lumi Mirusha sërish del nga shtrati, bllokohen disa rrugë

Për shkak të problemeve me turbullirat e ujit, inspektohet kanali i Iber Lepencit

Në Spitalin e Gjakovës 30 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi
