Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamberi fton Bahtirin që ta ndalë nepotizmin në Mitrovicë

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, i ka bërë thirrje kryetarit të komunës Agim Bahtiri që të ndalojë nepotizmin.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka ftuar Bahtirin “që të reflektojnë, ta anulojnë përzgjedhjen e familjarëve të tyre në pozitat që i kanë emëru, si shenjë që ata nuk po i keqpërdorin pozitat e tyre për interesat e veta partiake e familjare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Mitrovica si qytet dikur shquhej me industrinë dhe kulturën, ndërkaq sipas tij, sot në këtë qytet nuk ka kurrfarë ndjesie të kulturës.

“Si për ironi, edhe në këtë rast, teatri është skena që nxjerrë në pah shfaqjen e së vërtetës. E vërteta pra është pikërisht ajo që ndodhi me teatrin Muharrem Qena. Nepotizëm. Mitrovica si qytet dikur shquhej me industrinë dhe kulturën. Të parën na e shkatërroj lufta, e të dytën po e shkatërrojnë politikat e pandërgjegjshme nga politikanë që nuk kanë kurrfar ndjesie për shpirtin e qytetit tonë, pra kulturën”, ka shkruar ai.