Arbëri

Bahtiri i sigurt se nënkryetar zgjidhet Rashiqi, thotë se partitë e tjera “janë vetëdijësuar”

Agim Bahtiri

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se Nenad Rashiq do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

I pyetur se si do t’ia sigurojnë votat Rashiqit, ka thënë se “gjërat kanë ndryshuar për momentin, janë vetëdijesuar” – referuar deputetëve të partive të tjera.

“Sigurisht se Rashiqi do të zgjidhet. Nuk e votoj Listën Serbe, kështu e kanë mendimin edhe kolegët e VV-së. Nuk i votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd e trupin në Prishtinë”, ka thënë ai para nisjes së seancës.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi shpallet i konstituuar, Rashiqi zgjidhet nënkryetar

Kuvendi i Kosovës është shpallur i konstituuar në vazhdimin e seancës që është mbajtur të premten. ...