Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Agim Bahtiri: “Akademiku” i Vetëvendosjes

Biznesmeni që përkohshëm u kthye në politikan në Kosovë, dështoi ta siguronte mandatin e tretë si kryetar i Komunës së Mitrovicës. Fitoren e kishte siguruar më parë, me një parti fare të vogël, ndërkaq dështoi kur iu bashkëngjit dhe garoi si kandidat i partisë kryesore në vend, Vetëvendosjes. Agim Bahtirit nuk i ndihmoi as përkrahja e madhe që mori nga qendra – në jo pak paraqitje në fushatë u pa me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkaq, në kohën kur oponentët e akuzonin Bahtirin se nuk dinte shkrim-lexim, në krah i doli kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një nga tubimet, ai iu tha mitrovicasve se duhej ta votonin Bahtirin, nën arsyen se ai ishte “akademik” për politikanët e tjerë lokalë.

Pas zgjedhjeve, kur Bahtiri u mund që në rrethin e parë, Konjufca pati një justifikim për këtë cilësim që e kishte dhënë. Në një intervistë në KTV tha se ishte keqkuptuar. Në interpretimin që i bëri deklaratës së vet, Bahtirin e kishte quajtur akademik për projekte lokale, mes të cilave përmendi kanalizimet.