Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Agim Bahtiri e quan Bedri Hamzën “kontabilist i prontos mafioze”

Kthimin e Mitrovicës së Jugut në qytet evropian e ka premtuar kryetari aktual i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili synon edhe mandatin e 3-të. Ai në prezantimin e programit të tij qeverisës, nuk i ka kursyer as thumbimet për kundërkandidatin e tij nga PDK-ja

Prishtinë, 3 tetor - Në mes të fushatës zgjedhore, disa nga kandidatët për kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vendosur ta prezantojnë programin e tyre qeverisës.

Mbrëmjen e së shtunës, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij. Por, këtu fushatën elektorale e hapi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nuk e la pa folur edhe për situatën në veri, në pikat kufitare.

“Çka është e rëndësishme që kjo po bëhet në një ditë të jashtëzakonshme për Kosovën e Mitrovicën, nuk dua me hup assesi rastin që me falënderu secilin pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e çdo qytetarë që kanë ndihmuar me kalu edhe një sfidë të radhës e të hapim një kapitull të ri për Republikën e Kosovën”, është shprehur Sveçla.

Këtu nuk munguan as fjalimet e ministrave të tjerë, të cilët nuk kursyen as kundërkandidatët e Bahtirit. Të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

I fundit që mori fjalën në këtë tubim ishte Agim Bahtiri, kandidat për kryetar të Mitrovicës. Ai duke iu drejtuar kundërkandidatit të tij nga PDK-ja, tha se mitrovicasit nuk do ta votojnë, një person që dëshironte ta ndante Mitrovicën e krejt Kosovës.

Edhe Kronika Zgjedhore/ Bahtiri e quan veten menaxher evropian Lokalet 2021 Kronika Zgjedhore/ Bahtiri e quan veten menaxher evropian

“Mitrovicasit nuk do të votojnë një njeri kontabilist të prontos mafioze asnjëherë, sepse janë mësuar me një menaxher evropian që sjell paqe e zhvillim dhe stabilitet në rajon, dhe bie që qytetarët të Mitrovicës të njihen të lirë”, ka thënë kryetari aktual i komunës.

Bahtiri ka premtuar se Mitrovicën do ta bëjë një qytet evropian, duke thënë se do ta zgjidhë çështjen e ujit e të mbeturinave, e funksionalizimin e zonave industriale të kësaj komune. Në fund të tubimit, Bahtiri ka prezantuar edhe të gjithë kandidatët që janë në garë, për asamblenë komunale.

Të shtunën mbrëma programin qeverisës e kanë prezantuar edhe kandidatët për Komunën e Deçanit, e ai për Lipjanin.

Adnan Rrustemi, kandidat për kryetar të Lipjanit, ka premtuar hapësira për çiklistët. “Është e domosdoshme që brenda qytetit dhe fshatrat përreth të kenë shtigje që lidhin qytetin me fshatra, çiklistët duhet të kenë hapësirën e tyre të qarkullimit brenda qytetit”, është shprehur ai. Rrustemi platformën e tij e ka bazuar në pesë prioritete kryesore. “Përmirësim e rritje të shërbimeve shëndetësorë. Arsim cilësor e konkurrues. Zhvillim lokal të qëndrueshëm, punësim e bujqësi. Infrastrukturë funksionale dhe të qëndrueshme. Ujë të pijshëm” janë fushat që është fokusuar kandidati për kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe Hamza për Kurtin: Ka qenë përçarës dhe ka bërë drama Zgjedhjet 2025 Hamza për Kurtin: Ka qenë përçarës dhe ka bërë drama

Derisa, kandidatët e tjerë për kryetarë komunash nga kjo parti kanë vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.