Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, deklaroi se kidnapimi i policëve të Kosovës është akt qyqar i Serbisë gjenodiale, që sipas tij, duhet të dënohet nga akterët ndërkombëtarë.
Bahtiri shkroi në Facebook të mërkurën se Qeveria duhet t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët për lirimin e policëve.
“Kidnapimi i tre policëve të Kosovës në fshatin Bare paraqet një akt jashtëzakonisht qyqar nga ana e Serbisë gjenocidale dhe si i tillë duhet denuar nga akterët ndërkombëtarë. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që në bashkëpunim me ndërkombëtarët të bëjnë gjithçka për lirimin e policëve tanë. Bashkëndjejmë me familjet e policëve të kidnapuar, në këto momente ku cenohet e drejta e tyre për ta mbrojtur vendin tonë”, tha ai.
Bahtiri, që njëherit është anëtar i partisë në pushtet (Vetëvendosje), shtoi se duhet të mblidhen partitë “për t’i dalë zot vendit tonë”.
“Ju lutem shumë, o sot o kurrë, BOJKOTONI të gjitha mallrat serbe, sepse Serbia si gjithëherë po organizohet fuqishëm që ta dëmtojë shtetin tonë dhe këtë ne nuk duhet ta lejojmë asnjëherë”, shkroi Bahtiri.
-
Meritat për lirimin e policëve i atribuohen angazhimit të faktorit ndërkombëtar
-
Reagimet e opozitës për lirimin e tre policëve
-
Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia
-
Sveçla bën sërish thirrje për lirimin e policëve të kidnapuar: Serbia t’i ndalojë dezinformatat
-
Zeqiri: Policët e kidnapuar janë mirë dhe nuk po keqtrajtohen