Janë liruar tre policët të cilët janë rrëmbyer nga Serbia.
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar një fotografi me tre policët derisa ka shkruar "më në fund".
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi ishin kidnapuar më 14 qershor të këtij viti. Institucionet kanë bërë të ditur se ata ishin kapur brenda territorit të Kosovës nga njësi speciale serbe. Për lirimin e tyre kanë bërë thirrje Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ata ishin kidnapuar pranë një tryeze të improvizuar ku po ushqeheshin. Kidnapimi ishte konsideruar akt agresioni i kryer nga Serbia.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.
Edhe
Osmani takohet me tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Ajo ka thënë se Serbia po i mbante të kidnapuar policët e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.
Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.
Ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
Edhe
SHBA-ja refuzon të tregojë se kush është meritor për lirimin e tre policëve kosovarë të kidnapuar nga Serbia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se lirimi i tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe rihap rrugën e shtensionimit të procesit të dialogut. Ai shkroi në Twitter të hënën se lirimi i jep fund dhe heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve “që s’kanë kryer asnjë krim”.