Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, nuk ka dashur të komentojë mbi atë se kush është meritor për lirimin e tre policëve të kidnapuar të Kosovës nga Serbia, kur u pyet nga gazetarët në një konferencë të mbajtur të martën.
Derisa në Serbi meritat për lirimin e policëve i ka marrë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kërkesa e të cilit u tha se ndikoi në marrjen e vendimit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se një ndër ata që kontribuoi në këtë lirim ishte ish-i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Duke e mirëpritur lirimin e policëve, Milleri ka thënë se sukseset kanë shumë meritorë.
“Nuk do të futem në pozitë të flasë për ish-zyrtarët, kam mjaftueshëm punë. Do të flasë për qeverinë e SHBA-së, kemi bërë thirrje për lirimin e policëve. Jemi të kënaqur që kemi parë lirimin e tyre. Siç thuhet suksesi ka mijëra baballarë. E cilado ishte arsyeja për t’i liruar policët, jemi të lumtur që ka ndodhur”, ka thënë ai.
Tre zyrtarët policorë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi janë kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, teksa janë mbajtur në paraburgim për 10 ditë.
-
Meritat për lirimin e policëve i atribuohen angazhimit të faktorit ndërkombëtar
-
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet
-
Reagimet e opozitës për lirimin e tre policëve
-
Hungaria merr meritat për lirimin e policëve të Kosovës nga Serbia
-
Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia