Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një vide në “Twitter”, ku ka përshkruar ngjarjen e 14 qershorit ku u kidnapuan tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës.
Sveçla e ka quajtur kidnapim të planifikuar nga Serbia dhe veprim kriminal.
Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë dhe i ka bërë thirrje Serbisë t’i ndalojë dezinformatat.
“Një kidnapim i planifikuar një veprim kriminal. Video më poshtë, tregon se si forcat serbe, me urdhër të Vuçiqit, kidnapuan zyrtarët e Policisë së Kosovës, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit. Serbia duhet t’i ndalojë dezinformatat dhe të lirojë menjëherë policët tanë”, ka shkruar Sveçla.
Pamjet e vendit të ngjarjes dhe dëshmitë i ka publikuar të martën mbrëma edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.
Edhe
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet
Tre zyrtarëve policorë të Kosovës iu është caktuar masa e paraburgimit.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of ??. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt