Kuçi merr besimin e Haradinajt për të rikandiduar për kryetar të Junikut
Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh edhe kryetar i Degës së AAK-së në Junik, Agron Kuçi ka marrë besimin dhe përkrahjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Junikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, njofton Aleanca për Junik, përmes një postimi në Facebook...
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 11 vjetëve udhëheqje me Komunën e Junikut, Kuçi ka marrë me dhjetëra çmime e mirënjohje nga organizata ndërkombëtare e vendore. Puna e mirë e efektive me ndikim në mirëqenien e qytetarëve bëri që Komuna e Junikut të shpallet tri herë me radhë komuna e parë në Kosovë me performancën më të mirë.