Kuçi merr besimin e Haradinajt për të rikandiduar për kryetar të Junikut
Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh edhe kryetar i Degës së AAK-së në Junik, Agron Kuçi ka marrë besimin dhe përkrahjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Junikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, njofton Aleanca për Junik, përmes një postimi në Facebook...
Gjatë 11 vjetëve udhëheqje me Komunën e Junikut, Kuçi ka marrë me dhjetëra çmime e mirënjohje nga organizata ndërkombëtare e vendore. Puna e mirë e efektive me ndikim në mirëqenien e qytetarëve bëri që Komuna e Junikut të shpallet tri herë me radhë komuna e parë në Kosovë me performancën më të mirë.
-
Agron Kuçi nga AAK-ja shpalos planet për udhëheqjen e Junikut
-
Kuçi jep dorëheqje nga Dega e AAK-së në Junik pas humbjes në zgjedhje
-
AAK-ja ankohet në Junik: Po votojnë edhe ata që s’janë banorë të kësaj komune
-
Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet
-
Haradinaj: Ardian Gjini, kryetar model për tërë Kosovën