Kosovë

Nga sot fillon lëshimi i vulës apostile në Pejë

Nga sot fillon lëshimi i vulës apostile në Pejë
Foto: FB

Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese në regjionin e komunës së Pejës, të hënën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka bërë të ditur në Facebook se lëshimi i vulës apostile dhe verifikuese së shpejti fillon edhe në regjionet e tjera.