Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.
Lëshimi do të bëhet më datën 11.11.2020, ditën e mërkurë, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.
“Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me koronavirus ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme. Megjithatë, ju bëjmë thirrje, për shkak të përhapjes së Pandemisë, të kemi kujdes të shtuar dhe t’iu përmbahemi njëkohësisht së bashku këshillave të institucioneve shëndetësore”, njofton komuna.
-
Nga sot fillon lëshimi i vulës apostile në Pejë
-
Fillon lëshimi i vulës apostile edhe në Pejë
-
Pezullohet puna në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan shkaku i rasteve me koronavirus
-
Nga sot terminet për vula apostile duhet të bëhen online
-
Policia s’do të lëshojë më vërtetime për qytetarët mbi të kaluarën kriminale