Inspektorati i Tregut të MTI-së, së bashku me ministrin Vesel Krasniqi, gjatë së mërkurës kanë vizituar fabrikën e prodhimit të çimentos “SharrCem” në qytezën e Hanit të Elezit.
Me këtë rast ministri Krasniqi, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me MSA-në kanë nxjerrë ligje që ua ka mundësuar bizneseve që prodhojnë produkte ndërtimore që t’i plasojnë edhe në tregun e jashtëm.
“Në këtë aspekt e kemi nxjerrë edhe udhëzimin administrativë, pikërisht për çimenton dhe sot nga afër menaxhmenti i kësaj kompanie na njoftoi se ka filluar së zbatuari dhe po i hap shumë mundësi dhe lehtësira për plasmanin e produktit të tyre në treg”, ka thënë Krasniqi.
-
Ministri i MTI-së viziton një pikë të derivateve, matet sasia, verifikohet cilësia
-
“Gomat jo, shëndeti po”, banorët e Hanit të Elezit protestojnë kundër “SharrCemit”
-
Sharrcem: Rritja e çmimit të çimentos si pasojë e shtrenjtimit të rrymës
-
Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos
-
Ministri Krasniqi i ofron mbështetje Hanit të Elezit për furnizim me ujë të pijshëm