Banorët e Hanit të Elezit të premten kanë protestuar kundër përdorimit dhe djegies së gomave të përdorura si lëndë djegëse në procesin e prodhimit të çimentos në fabrikën “SharrCem”.
Në shenjë proteste, qytetarët kanë djegur goma, duke kundërshtuar përdorimin e tyre si lëndë djegëse në fabrikë.
Protestuesit kanë dalë me pankarta në duar, përmes të cilave kanë përcjellë mesazhe kundër kësaj praktike.
“Nuk jemi eksperiment”, “Zëri i qytetarit nuk hesht” dhe “Gomat jo, shëndeti po” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarët sërish mblidhen para EULEX-it, e gjuajnë me gurë e mjete piroteknike
-
Qytetarët shprehin revoltën për verdiktin e Speciales para zyrave të EULEX-it
-
Gratë iraniane i kundërvihen imponimit për mbajtjen e hixhabit
-
Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave