Arbëri

Vdiq në Pejë një i prekur me COVID-19

Descriptive Text

Një 67-vjeçar, i prekur me COVID-19 ka vdekur të dielen në Pejë, është bërë e ditur nga Spitali i Përgjithshëm në këtë qytet, duke e çuar në 131 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë.

Sipas njoftimit, ai ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se në Pejë po trajtohen 78 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 61 të konfirmuar dhe 17 në pritje të rezultateve. Nga ta, 20 janë në oksigjeno-terapi dhe tetë në gjendje më të rëndë.