Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën në Kosovë janë shënuar 3 raste pozitive, nga testimi i 1,748 të testuarve si të dyshuar për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID e ka humbur një grua nga Gjakova, e grupmoshës 30-39 vjet.
Ndërkohë dy raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë e një në Pejë. Dy raste janë të grupmoshës 40-49 vjet e një i grupmoshës 50-59 vjet.
Ndërkohë, janë shëruar katër persona.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 161.135, ndërsa prej tyre 2985 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 157.828 qytetarë, ndërsa janë 322 raste aktive.