Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur e 66 raste pozitive me COVID-19

Edhe dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. Një burrë i grupmoshës 70-79-vjeçare nga Obiliqi dhe një grua e grupmoshës 50-59-vjeçare nga Peja kanë vdekur si pasojë e infektimit. Me këto dy vdekje, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kosovë si pasojë e virusit ka shkuar në 2949.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 66 raste të reja pozitive nga testimi i 4364 mostrave.

Janë shëruar 221 persona dhe kështu numri i rasteve aktive është ulur në 3 mijë e 185.

Në vlera të përgjithshme, deri tash janë regjistruar 160 mijë e 27 raste pozitive. Prej tyre 153 mijë e 893 janë shëruar.

Artikuj të ngjashëm