Kosovë

Komuna e Deçanit gjatë vitit 2019 punësoi 72 punëtorë pa konkurs

Komuna e Deçanit gjatë vitit 2019 punësoi 72 punëtorë pa konkurs

Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, në raportin e saj për Pasqyrën Financiare Vjetore në Komunën e Deçanit për vitin e kaluar, në konkluzionin e përgjithshëm mbi qeverisje, ka gjetur një numër të madh të dobësive të qeverisjes brenda komunës.

Veçanërisht auditori ka konstatuar serish nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak.