Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore, disa zyrtarë të kësaj qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për pasojë, është ndaluar përkohësisht ofrimi i shërbimeve si masë për parandalimin e koronavirusit.
“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese”, thuhet në njoftim.
Sipas MPB-së, deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet mund të kërkohen nëpër qendrat e komunave më të afërta për qytetarët.
“Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme”, thuhet tutje në njoftim.
-
Pezullohet përkohësisht puna në Qendrën për pajisje me dokumente në Fushë-Kosovë
-
Kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq e Kllokot, shkaku i rasteve me COVID-19
-
Qendra për pajisje me dokumente në Prishtinë kufizon ofrimin e shërbimeve me palë
-
Dyshohet se një zyrtar është me COVID-19, pezullohen shërbimet për vula apostile në Mitrovicë
-
Covid-19 mbyll përkohësisht Agjencinë e Regjistrimit Civil në Podujevë