Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.
Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë.
Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.
-
Vazhdon pezullimi i punës në Qendrën e Regjistrimit Civil, disa persona me COVID-19
-
Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Viti pezullon shërbimet për shkak të COVID-19
-
Pezullohet përkohësisht puna në Qendrën për pajisje me dokumente në Fushë-Kosovë
-
Në Kaçanik dhe Zubin Potok pezullohet puna në Regjistrimin Civil
-
Rifillon punën Qendra për Regjistrim në Podujevë